BallinaLajme

Pezullohet puna në Gjykatën e Lezhës dhe në zyrën e Sigurimet Shoqërore Gjirokastër nga rastet Covid

Pezullohet puna në Gjykatën e Lezhës për shkak të infektimit të një punonjëseje me Covid.

Kryesekretarja e gjykatës ka rezultuar pozitive me COVID-19 dhe për shkak se ajo ka patur kontakteve të shumta me personelin e këtij institucioni, është vendosur që të ndërpritet puna deri në daljen e rezultateve për personelin.

Lexo më shumë  Peci e Kurti përkujtojnë Gazmend Ibrahimin, të vrarë në moshën 15-vjeçare në Mitrovicë nga bandat kriminale serbe

Nga ky efekt do të përjashtohen shërbime gjyqësore që lidhen me çështje të natyrës urgjente.

Mbyllje të pjesshme ka ndërmarrë edhe zyra në Sigurimet Shoqërore Gjirokastër, Zonat e Mbrojtura Malore si dhe zyra të administratës në Universitetin e Gjirokastrës.

Mbyllja e pjesshme do të zgjasë 10 ditë deri sa të rikuperohen rastet e prekjes me Coronavirus të stafit.

YouTube player

Lexo më shumë  “Funerali” i digjitalizimit në Shqipëri: Kronika e një janari të paralizuar fiskal