BallinaLajme

Pezullohen lundrimet Durrës-Bari, për shkak të erës së fortë dhe detit deri në 9 ballë

Transporti detar është pezulluar mes Shqipërisë dhe Italisë. Burime për Dosja.al bëjnë të ditur se transporti është pezulluar për shkak të motit të keq.

Të gjitha linjat Durrës-Bari dhe anasjelltas janë anulluar të gjitha. Të gjitha tragetet që do të nisëshin ditën e djeshme për në Durrës janë ankoruar në port dhe nuk do të ketë asnjë lundrim trageti.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë

Ndërkohë që sipas sinoptikanëve shpejtësia e erës arrin deri në 70km/orë, ndërsa forca e detiti do të arrijë deri në 9 ballë.

Rruga Press

YouTube player