Lajme

Pezullimi i Ballukut/ Festë në burgun ku qëndron Veliaj, hidhen fishekzjarre (VIDEO)

Pezullimi i Belinda Ballukut, nga posti i zv/kryeministres dhe ministres, është pritur me festë në paraburgimin e Durrësit, aty ku ndodhet prej gati një viti Erion Veliaj dhe disa ish-zyrtarë të tjerë.

Siç mund të shihet dhe në videon e publikuar në media, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, në oborrin e paraburgimit të Durrësit janë hedhur fishekzjarre.

Lexo më shumë  Nga bllokimi i aksit boshatiset turizmi Korçë-Pogradec, shtrenjtohen ushqimet

Gjykata Kushtetuese rrëzoi një ditë më parë ankimin e Ramës, për pezullimin e Ballukut, duke lënë lë fuqi vendimin e GJKKO-së. Tashmë Balluku gëzon vetëm mandatin e deputetes, por SPAK i ka kërkuar Kuvendit heqjen e imunitetit dhe autorizimin për arrestimin e saj.

Në vrazhdën e këtyre zhvillimeve mbetet për tu parë nëse Këshilli i Mandateve do ti heqë Ballukut imunitetin dhe do ti hapë rrugë SPAK-ut për arrestimin e saj.

Lexo më shumë  Parlamenti Evropian dhe Partia Popullore Evropiane kundër nismës së Edi Ramës. Dolors Montserrat: “Ligji është i barabartë për të gjithë”
YouTube player
YouTube player