Peshkopi, një person me kapuç dhe thikë grabiti filialin një institucioni privat të dhënies së kredive
Një grabitje është regjistruar paraditen e sotme në Dibër. Mësohet rreth orës 10.00, në një institucion financiar të dhënies së kredive në qytetin e Peshkopisë, një person i maskuar me kapuç, nën kërcënimin e një mjeti prerës dyshohet se ka marrë një shumë parash dhe është larguar.
Bëhet fjalë për Kredo.al.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, po kqyren kamerat e sigurisë dhe po fiksohet çdo provë me qëllim identifikimin e autorit.
Shërbimet e policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit, për kapjen e autorit.
Rruga Press