Bota

Pesë të plagosur pasi autokolona civile sulmohet nga forcat ruse

Një autokolonë me udhëtarë ukrainas që po evakuoheshin nga qyteti Enerhodar për në qytetin e Zaporizhzhias është sulmuar, kanë bërë të ditur autoritetet ukrainase dhe raporton CNN.

Autokolona që përbëhej prej më shumë se 70 makinash ishte nisur për rrugë rreth orës 11:00 sipas kohës lokale, ka thënë kryetari i qytetit Enerhodar, Dmytro Orlov.

Lexo më shumë  Protestojnë studentët në Beograd, përplasen me policinë

Mirëpo, pesë orë më vonë është sulmuar nga artileria ruse, teksa po kalonte afër qytetit Stepnohirsk.

“Artileria e forcave armike qëlloi mbi një kolonë civilësh pranë Stepnohirsk që lëvizte përgjatë autostradës drejt Zaporizhzhia,” informoi Oleksandr Starukh, kreu i administratës së rajonit të Zaporizhzhia, në kanalin e tij Telegram.

“Nuk ka të vdekur. Aktualisht dihet se janë pesë të plagosur, duke përfshirë një fëmijë i cili është në gjendje të rëndë”, ka shtuar ai.

Lexo më shumë  Rubio sheh “vijën e finishit” në luftën me Iranin

Sipas tij, fëmija i plagosur po i nënshtrohet një operacioni kompleks me përfshirjen e specialistëve të Klinikës Okhmatdyt.

Enerhodari u pushtua nga rusët më 4 mars.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *