Pesë stacione hekurudhore në Ukrainë sulmohen brenda një orë, raportohet për viktima
Pesë stacione hekurudhore në Ukrainën Perëndimore dhe Qendrorë janë sulmuar nga forcat ruse.
Oleksander Kamyshini, shefi i kompanisë tha se sulmet kanë ndodhur brenda një ore dhe raportohet për viktima.
“Forcat ruse po shkatërrojnë sistematikisht infrastrukturën e hekurudhave tona”, shkroi ai në rrjete sociale.
Ndërkohë ende nuk dihet numri i saktë i viktimave apo personave të plagosur, sakaq autoritetet po punojnë për t’i ardhur në ndihmë të lënduarve.
Rruga Press