Lajme

Pesë lëkundje tërmeti në Bulqizë, Prefektura urdhëron bashkinë të boshatisë një pallat të rrezikshëm

YouTube player

Në Bulqizë vijojnë lëkundjet e njëpasnjëshme të tërmeteve. Pasditen e së premtes lëkundja më e fortë ishte rreth orës 16 e 10 minuta me magnitudë 4.2 të shkallës rihter, ndërsa institucionet nuk kanë konstatuar dëme në banesa. Qytetarët shprehen të frikësuar për situatën, pasi në 2 javët e fundit zona është goditur nga të paktën 12 lëkundje sizmike.

Bulqiza vijon që të goditet nga lëkundje të njëpasnjëshme të tërmeteve.

Nga pasditja e së premtes, 12 nëntor deri në orët e para të mëngjesit janë regjistruar të paktën 5 lëkundje tërmeti, më e forta ajo e orës 16 e 8 minuta të datës 12 nëntor.

Lexo më shumë  President nga populli, LVV: Shprehim mbështetjen e plotë për amendamentet e Presidentes Osmani

Banorët e Bulqizës janë në ankth pasi epiqendra ishte vetëm pak kilometra larg qytetit në afërsi të Qafës së Buallit.

Pa pasur lëkundje edhe në 13:40 dhe shumica e qytetarëve kanë dalë jashtë të gjithë,” thotë një banor.

“Mbrëmë ka qenë një panik i vërtetë besoj ëpr gjithë qytetin dhe banorët e qarkut Dibër. Ka qenë një tërmet shumë i fortë sidomos rret orës 16:00 që dha një lëkundje shumë të fuqishme dhe të gjithë banorët filluan të dilnin jahstë,” tha një tjetër.

Nënprefekti i Bulqizës Avni Muliu tha se nuk janë raportuar dëme nga lëkundjet e së premtes.

Lexo më shumë  LVV pro, PDK kundër/ Komisioni për Legjislacion i miraton amandamentet e Osmanit

“Më informuan se nuk kemi asnjë lloj problemi, edhe sot bëra një rezyme pasi kemi pasur dhe gjatë natës 2-3 lëkundje tërmeti,” tha Muliu.

Nga ana tjetër Muliu tha se i është kërkuar Bashkisë Bulqizë të mos lejojë rikthimin e banorëve në një pallat që është shpallur i pabanueshëm nga institute i ndërtimit por që ende vijon të ketë dhjetëra familje brenda.

“Janë bërë të gjitha procedurat sipas informacionit që kam nga bashkia, pritet një vendim i qeverisë për të përcaktuar vendin e rindërtimit ose ndërtimit të një pallati tjetër,” shtoi ai.

Që prej datës 29 tetor në rrethin e Bulqizës janë shënuar 12 lëkundje sizmike.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *