Lajme

Përzgjidhet abetarja e vetme Kosovë-Shqipëri

Shtëpitë botuese ‘Pegi’ nga Shqipëria dhe ‘Dukagjini’ nga Kosova janë fituese të garës për botimin e Abetares së përbashkët mbarëkombëtare.

Abetarja e përbashkët mbarëkombëtare tashmë është përzgjedhur. Ajo do të jetë në duart e nxënësve me 1 shtator 2022, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor. Shtëpitë botuese që e fituan këtë garë janë ‘Pegi’ dhe ‘Dukagjini’.

Lexo më shumë  Drejtori i burgut të Rrogozhinës kthen magazinën e tij në ambient për prodhimin e kanabisit, zbulohen 4000 rrënjë

Vendimi zyrtar do të bëhet publik ditëve në vazhdim. Megjithatë, siç ka kuptuar RTK, përzgjedhja u realizua më 31 maj. Sidoqoftë, nga ajo datë, ka nisur periudha prej 15 ditësh për ankesa, në rast se kanë shtëpitë e tjera botuese. Abetarja e përbashkët Kosovë – Shqipëri është si rezultat i mbledhjes së dy qeverive, në nëntorin e vitit 2021.

Kjo Abetare do të jetë e dyta pas vitit 2012, kur ishte përzgjedhur abetarja e përbashkët Kosovë- Shqipëri.

Lexo më shumë  Kosova dhe Italia heqin tatimin e dyfishtë

Megjithatë, derisa në Kosovë përdorej një, në Shqipëri ishin lënë disa sosh si opsione duke bërë të mos ketë një abetare të njëjtë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *