Lajme

Përvjetori i Srebrenicës: Kur Vuçiqi thoshte se “për një serb, do t’i vrasim 100 myslimanë”

Sot shënohet përvjetori i gjenocidit të Serbisë në Srebrenicë. Atje, forcat e Sllobodan Millosheviqit vranë e masakruan rreth 10 mijë persona.

Sikur të mos mjaftonte, pushteti i atëhershëm vazhdonte kërcënimet. Madje, në mesin e tyre ishte edhe Aleksandar Vuçiq, sot president i Serbisë.

Është publike, me zë e figurë, në Kuvendin e Serbisë, teksa Vuçiq kërcënonte se “për një serb të vrarë, do t’i vrasin 100 myslimanë”.

Lexo më shumë  Bllokohet nisma hungareze për avancimin e integrimit të Serbisë në BE

“Vrisni 1 serb dhe do ti vrasim 100 myslimanë” ishte thënie e famshme dhe e tmerrshme e Aleksandar Vuçiq, asokohe sekretar i Partisë Radikale ndërsa sot President i Serbisë.

Presidenti serb asnjëherë nuk ka dhënë përgjegjësi e as nuk ka kërkuar falje për këtë deklaratë, dhe as të bëmat e tij sa ishte ministër i Informacionit në kohën e Millosheviqit.

YouTube player

Rruga Press

YouTube player