Art & Kulturë

Përvjetori i platintë i Elizabetës, pallati mbretëror publikon programin festiv

Festa në rrugë, një koncert me emrat më të njohur të muzikës, dhe mundësia për të parë nga afër banesat e Mbretëreshës Elizabeth. Të gjithë këto janë pjesë e planeve për të shënuar 70-vjetorin e monarkes britanike në fron, apo siç njihet, përvjetori i platintë.

Gjithçka do të kulmojë në një festë 4-ditore nga 2 deri në 5 qershor. Eventi i parë nisi këtë të hënë, me një konkurs për shpikjen e një pudingu të ri për të festuar sundimin e gjatë të Elizabetës. Finalistët do të gjykohen nga një panel ekspertësh, dhe receta fituese do të jetë e disponueshme për publikun gjatë drekave të jubileut të madh, në qershor.

Lexo më shumë  Mid'hat Frashëri: Ç'fituam nga Kongresi i Manastirit?

“Mbill një pemë për përvjetorin”, do të jetë gjithashtu një iniciativë që do t’i kushtohet mbretëreshës. Elizabeta do të behet sundimtarja e parë britanike qe feston përvjetorin e platintë më 6 shkurt, por ashtu si edhe në përvjetorët e artë dhe të diamantë, java festive do të mbahet në qershor pasi vera ofron më shumë mundësi për mot të mirë. Ende është e qartë nëse  95-vjeçarja do të marrë pjesë në ceremoni, pasi gjatë tetorit u këshillua me disa javë pushim nga mjekët.

Me gjasë shumica e detyrave të jubileut do t’u ngarkohen pjesës tjetër të familjes, përfshirë trashëgimtarin e fronit, princin Charles dhe bashkëshorten e tij, dukeshën Kamila./a2/

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *