KryesoreLajme

Përvjetori i 18-të i demonstratës së 10 shkurtit 2007

Lëvizja Vetëvendosje organizon disa aktivitete në 18-vjetorin e Demonstratës së 10 shkurtit 2007 kundër Pakos së Ahtisarit.

Lëvizja Vetëvendosje, ka njoftuar se sot në ora 10:00 është paraparë të bëhen homazhe te varri i Arben Xheladinit, në orën 12:00 homazhe te varri i Mon Balaj dhe në orën 13:15 homazhe te pllaka përkujtimore në bulevardi “Nënë Tereza”.

Kujtojmë se atë kohë, dy aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Xheladini dhe Mon Balaj, derisa protestonin kundër negociatave të Kosovës me Serbinë dhe Pakos së Ahtisaarit, u vranë më 10 shkurt nga policia rumune e UNMIK-ut.

Lexo më shumë  Senatorja amerikane: SHBA dhe Kosova kanë partneritet të qëndrueshëm

Përveç kësaj mbetën të plagosur edhe mbi 80 aktivistë pas përleshjeve të ashpra me policinë rumune.

Policia rumune, efektivë të UNMIK-ut, gjuajti me plumba gome drejt turmës. Demonstrata ishte thirrur për kundërshtim ndaj Pakos së Ahtisaarit.

KMDLNJ ka kërkuar drejtësi për viktimat e 10 shkurtit, si dhe ka kërkuar që viktimat e Arben Xheladini dhe Mon Balaj të pranohen si viktima politike, të rehabilitohen dhe ta fitojnë statusin e merituar, ndërsa, familjet e tyre të fitojnë të drejtën që e gëzojnë familjet e viktimave civile të luftës.

Lexo më shumë  Zv. Kryeministri i Maqedonisë, Mexhiti:Voto Albin Kurtin, për një lider me vizion dhe vendosmëri, për një Kosovë sovrane dhe me kufij të sigurt!

KMDLNJ ka reaguar edhe për të plagosurit e kësaj proteste, duke thënë se duhet të kompensohen moralisht dhe materialisht, në përputhje me ligjin.

YouTube player