ArgumentKryesore

Përveç mbylljes së rrugëve malore të kontrabandës, ja edhe disa nga veprimet që nuk janë përfolur në opinion dhe që e zbërthejnë se sa shumë ka ndryshuar gjendja në terren në veri me Qeverinë Kurti

Shkruan Xhevdet Pozhari

Përveç mbylljes së rrugëve malore të kontrabandës, ja edhe disa nga veprimet që nuk janë përfolur në opinion dhe që e zbërthejnë se sa shumë ka ndryshuar gjendja në terren në veri me Qeverinë Kurti.

● Në Padialisht të Komunës së Zubin Potokut është ndërtuar rrugë e re, 6 km;

● Janë lidhur fshatrat Stermac dhe Cerpuli me rrugë të re në gjatësi prej 13.5 km nga fshati Kuçicë (rruga që mundëson kalimin prej Skënderaj deri në Zubin Potok);

Që të dy rrugët janë nyje strategjike për sigurinë ngaqë mundësojnë qasjen në nënstacionin e policisë në Zubin Potok, gjë që mundëson patrullim të sigurt në Ujman dhe në pikën kufitare në Bërnjak.

Lexo më shumë  Zgjedhja e kancelarit të ri, Friedrich Merz – Murati kërkon votim si në Gjermani për Albulena Haxhiun

● Janë shtuar edhe 30 km rrugë përmes të cilës lidhen fshatrat e Bajgorës (Bistricë, Kushtovë, Cerajë…)

● Tani janë katër nënstacione policore në Zubin Potok dhe një nënstacion i posaçëm për Agjencionin e Menaxhimit të Emergjecave;

● Tashmë është edhe nënstacioni policor në afërsi të pikës kufitare me Serbinë, në fshatin Izvor. Kjo është pjesa prej nga dyshohet se ka depërtuar Radoiçiqi me grupin ter*rist.

● Nënstacioni policor në fshatin Vllahi dhe nënstacione policore në Saçanicë, Leshak dhe Jarinje.

● Në total janë mbyllur 56 rrugë malore të kontrabandës në fshatrat (Bube, Junake, Izvor, Berberishtë… etj);

Lexo më shumë  Murati: Lumir Abdixhiku flet per qeveri tranzicionale, por pa dashje dhe për rikthim në kohë

● Është formuar Njësia Speciale e Forcave Kufitare;

● Është bërë shtrirja e kabllos optike me gjatësi 26 km përgjatë distancës Çabër – Bërnajk;

● Janë vendosur shtyllat e telefonisë mobile që mbulon 90% të territorit;

● Është riparuar dhe funksionalizuar antena e sulmuar me tritol;

● Janë vendosur 200 kamera të teknologjisë së avancuar, në mesin e të cilave edhe kamera termike;

● Nga Kroacia janë blerë 4.000 automatikë, një pjesë e konsiderueshme e tyre me optikë. Gjithashtu, janë blerë edhe mitraloz për autoblinda.

Ka edhe shumë veprime të tjera!

Rruga Press

YouTube player
sqhrenfrdeit