Lajme

​Përurohet objekti i ri i Ambasadës së Kosovës në Senegal

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, së bashku me ministrin e Kulturës dhe Trashëgimisë Historike të Senegalit, Aliou Sow, kanë përuruar objektin e ri të Ambasadës së Kosovës në kryeqytetin e këtij shteti afrikan – Dakar.

Përurimi i objektit u bë në praninë e shumë drejtuesve të misioneve diplomatike të akredituar në këtë shtet, ndër ta edhe shumë përfaqësues nga shtete, të cilat ende nuk e kanë njohur Kosovën, përfaqësuesve nga agjenci të ndryshme të Kombeve të Bashkuara dhe nga shteti pritës, miqve të Kosovës nga kontinenti afrikan dhe komuniteti i shqiptarëve që jetojnë në Dakar.

Lexo më shumë  Ministri Gashiani viziton Brezovicën, përcjellë aktivitetet që po zhvillohen në kuadër të projektit “Drejt Malit”

Gjatë qëndrimit në Senegal dhe në margjina të edicionit të 9-të Forumit Ndërkombëtar për Paqe dhe Siguri, ministrja Gërvalla takoi shumë homologë të saj nga shtete të ndryshme afrikane, të cilët morën pjesë në këtë Forum, njofton Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

YouTube player