KryesoreLajme

Përurohen tribunat e reja të Stadiumit të Qytetit në Shtime, investim rreth 2.5 milionë euro

Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, ka bërë të ditur se sot janë përuruar tribunat e reja të Stadiumit të Qytetit, në një ceremoni ku morën pjesë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, si dhe qytetarë, mërgimtarë e sportdashës të shumtë.

Aliu e ka cilësuar këtë ditë si një nga më të gëzueshmet për qytetarët e Shtimes, veçanërisht në prag të fundvitit, duke theksuar se bëhet fjalë për një nga projektet më domethënëse të qeverisjes së tij komunale.

Lexo më shumë  Banorët e Rrjollit dhe ata që preken nga projekti TID protestë sot para Kuvendit të Shqipërisë

Sipas tij, projekti kap vlerën prej rreth 2.5 milionë euro, ka filluar në mars të vitit 2024 dhe ka përfunduar para afatit të planifikuar. Punimet kanë përfshirë ndërtimin e tribunave të reja me 1,205 ulëse, si dhe zhveshtoreve dhe objekteve përcjellëse, duke përmirësuar ndjeshëm infrastrukturën sportive në komunë.

“Kjo është një ndërhyrje që i jep dinjitet sportit lokal dhe hap perspektivë të re për të rinjtë tanë”, ka theksuar Aliu, duke shtuar se investimet në sport janë investime në të ardhmen e komunës.

Lexo më shumë  Monumenti i Adem Jasharit në Horën e Arbëreshëve - Kryetari Rosario Petta pret komisionin qeveritar të Kosovës dhe diskutojnë projektin

Kryetari i Shtimes ka falënderuar Qeverinë e Kosovës për mbështetjen e dhënë në realizimin e këtij projekti, duke nënvizuar se institucionet po dëshmojnë se përmes punëve konkrete mund të krijohen kushte më të mira për sportistët dhe të rinjtë e vendit.

YouTube player