Lajme

Personave me aftësi të kufizuara u mohohet e drejta për të votuar më 6 mars

Personat me aftësi të kufizuara në Shkodër, paraplegjikë dhe tetraplegjikë që ndodhen në karrige me rrota, e kanë të pamundur të shkojnë në qendrën e votimit për shkak se mungon infrastruktura.

Saimir Beqiri, kryetar i shoqatës së para dhe tetraplegjikëve në Shkodër ngre këtë shqetësim, ndërsa thotë që çdo herë para zgjedhjeve kandidatët u kanë premtuar zgjidhje, po asgjë nuk është bërë konkretisht.

Lexo më shumë  “Paralizohet” Tirana/ Tension dhe përplasje, çfarë ndodhi gjatë protestës së opozitës

“Kemi 2-3 vjet që kërkojmë por asgjë nuk bëhet që të jemi votues të lirë. Kjo është gjëja më e thjeshtë që na takon”, shprehet ai.

Saimiri i është drejtuar me një letër zyrtare KQZ-së për t’i siguruar rreth 400 personave në Shkodër që ndodhen në karrige me rrota mundësinë për të votuar.

Ai kërkon që të ngrihen 5 qendra të posaçme votimi në Shkodër për personat me aftësi të kufizuar.

KQZ në procesin e fundit zgjedhor futi përherë të parë votimin elektronik dhe identifikimin biometrik.

Ndërsa infrastruktura për personat me aftësi ndryshe ende nuk është zbatuar edhe pse e drejta e votës është e garantuar me ligj.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *