Lajme

Personat që kanë marrë dy dozat e vaksinës anti-COVID, nga 8 nëntori do t’ju lejohet udhëtimi dhe vizita në SHBA

Nga Shtëpia e Bardhë kanë bërë të ditur se qytetarët e vendeve tjera që janë vaksinuar me dy doza të vaksinës anti-COVID, nga 8 nëntori do t’ju lejohet hyrja apo vizita në Shtetet e Bashkuara.

Kjo nënkupton shfuqizimin e shumicës së masave kufizuese, që kanë qenë në fuqi si rezultat i pandemisë së coronavirusit – dhe që preknin pasagjerët e vendeve tjera.

Lexo më shumë  Deputetja e VV-së për postin e presidentit/es: Tani që duhen 80 vota, opozita prapë po shantazhon e po bllokon sikur gjatë 2025-së

Kufizimet ishin vënë nga administrata e ish-presidentit Donald Trump, e mbetën në fuqi edhe nga administrata e presidentit aktual Joe Biden.

Megjithatë, për të hyrë në SHBA akoma do të nevojitet testi negativ i COVID-19. Ky rregull vlenë edhe për shtetasit amerikanë që vijnë nga vendet e tjera.

E aviokompanitë amerikane që janë goditur rëndë nga pandemia e coronavirusit, kanë përshëndetur vendimin e Shtëpisë së Bardhë.

Lexo më shumë  Rutte: Do të sigurohemi që KFOR-i të mbetet i fuqishëm

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *