Lajme

Personat paraplegjikë ankohen për heqje të pagesave sanitare

YouTube player

Prej 2 vitesh, Astrit Shirokut i cili është paraplegjik, i është hequr e drejta e paketës sanitare.

Për 20 vjet me radhë ai është i pamundur që të lëvizë dhe të gjithë kohën e tij e kalon në këtë shtrat. E vetmja që i gjendet pranë është bashkëshortja e tij.

“As vishem, as nuk zhvishem dot”, u shpreh i moshuari.

Por, Astriti nuk është i vetmi rast. E njëjta gjë po ndodh edhe me Ornela Xhangolloin. Ajo sot është 37-vjeç dhe kjo gjendje e ka shoqëruar që në lindje.

Lexo më shumë  DENONCIMI/ Gazetari: Ja se si Qeveria po largon hasjanët duke ua mbyllur spitalin. Ja dhe dokumenti!

Prej 2 muajsh edhe Ornelës i është hequr pagesa për paketën sanitare, një vendim i marrë nga Komisioni i Rivlerësimit.

Vëllai i saj na tregon se ai nuk ka mundur të marrë përgjigje nga asnjë institucion.

“Nuk ka as memorie, as ha, as nuk flet. Të gjitha shërbimet i ka nëpërmjet kujdestares që i ka vendosur shteti, që është gruaja ime. Ka 2 muaj që i kanë hequr pakën sanitare, vendimi ishte marrë që në gusht dhe mua me erdhi vendimi i mbaruar”, tregoi i vëllai.

Adivije Hoxha, Kryetare e Shoqatës së Invalidëve paraplegjikë dhe tetraplegjikë të Shqipërisë për qarkun e Durrësit na tregon se pse është marrë ky vendim nga Komisioni i Rivlerësimit.

Lexo më shumë  KFOR: Do të vazhdojmë të sigurojmë një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë

“Po humbasin statusin e tyre. Për shkak të pandemisë filluar komisionet online dhe kjo e ka shkaktuar gjithë problemin. Pasi e shohin personin që është i papërgjegjshëm dhe me problem mendore, i ndryshojnë diagnozën. Nuk e shohin se ka problem dhe ka nevojë për shoqëruese, ka nevojë për paketën sanitare dhe nuk ia japin sepse për personat me prapambetje mendore nuk ka një status”, u shpreh ajo./euronews/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *