Bota

Persona të maskuar, me jelekë antiplumb e shkopinj rrahin brutalisht qytetarët në Novi Sad në protestën e mbrëmshme

Një video shfaq burra të veshur me të zeza në Novi Sad që bëhen gati të sulmojnë qytetarët.

Në videon që e ka siguruar N1, që është filmuar nga një ndërtesë, shihet grupi i burrave të veshur me të zeza, maska dhe jelekë antiplumb, transmeton Telegrafi.

Ata bëjnë zhurmë të madhe dhe merren vesh se kush “do t’ua ruaj shpinën” para se t’ju vërsulen qytetarëve me shkopinj.

Lexo më shumë  Fluturimet e shumta ruse drejt Teheranit gjatë protestave nxisin dyshime se Irani po transferon arin në Rusi

Në prapavijë dëgjohen shpërthime, dhe nxit dyshime  se videoja është filmuar nga afërsia e zyrave të SNS-së në Novi Sad ku mbrëmë janë përdorur topat e ujit si dhe mjete piroteknike.

Përleshje të ashpër pati mbrëmë në Novi Sad mes mbështetësve të SNS dhe qytetarëve që ishin tubuar për të marrë pjesë në protestë.

Gjithçka ndodhi para zyrave të SNS-së, ku as qytetarët nuk qëndruan duarkryq duke përdorur mjete të ndryshme të forta për t’ju kundërvënë personave të maskuar.

YouTube player
YouTube player
YouTube player
YouTube player
Lexo më shumë  Protesta të mëdha antiqeveritare në Teheran dhe qytete të tjera të Iranit
YouTube player