Përshkallëzimi i dhunës në Etiopi, BE thirrje për armëpushim dhe negociata
Bashkimi Europian ka reaguar pas përshkallëzimit të dhunës në Etiopi.
BE i bën thirrje të gjithë palëve për armëpushim të menjëhershëm dhe të fillojnë negociatat politike.
Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel, nëpërmjet një statusi në “Twitter” shprehet se BE është e gatshme të mbështesë përpjekjet për negociata.
“Ne jemi të gatshëm t’i mbështesim këto përpjekje. Luftëtarët nga rajoni verior i Tigray thanë se mund të sulmonin kryeqytetin Addis Abeba”, ka shkruar ai.
Rruga Press