Përshëndeti me simbol nazist para kampit në Auzhvic, arrestohet turistja
Auzhvic është kampi famëkeq nazist që vizitohet nga turistët për të kthyer në memorje tmerret e Luftës së Dytë Botërore.
Por manifestimi i gjesteve dhe simboleve para tij janë të ndaluara.
Një turiste holandeze përfundoi në burg pasi përshëndeti me gjest nazist përpara ish-kampit në Auzhvic-Bikernau. Edhe pse ajo u përpoq të shfajësohej duke thënë se kishte bërë thjesht një shaka, prokuroria polake vendosi menjëherë që ajo të dërgohej në paraburgim. Emri i saj nuk është bërë publik deri tani. Fillimisht, ajo është gjobitur dhe më pas do t’i nënshtrohet procesit gjyqësor.
Kampi i tmerrshëm i shfarosjes në masë u ndërtua nga Gjermania naziste në vitin 1939 pasi kishte pushtuar Poloninë. Në këtë kamp raportohet se kanë vdekur rreth 1.1 milionë njerëz, ku thuaje 1 milionë viktima konsiderohen si hebrenj, citon BBC.
Kampi famëkeq u çlirua nga forcat sovjetike në vitin 1945. Ai shërben si muze për çdo turist dhe qytetar që të solidarizohet për krimet dhe masakrat kundër njerëzimit të kryer nga Gjermania gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Rruga Press