Bota

Përsëritet historia! Pas Macron edhe Scholz refuzon të kryejë testin anti-COVID në Rusi

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka refuzuar të kryejë testin anti-COVID nga autoritetet ruse përpara vizitës në Moskë. Ai do të kryejë testin e shpejtë PCR nga doktori i ambasadës gjermane në Rusi përpara se të zbresë në Moskë. Autoritetet ruse i kanë bërë kërkesë fillimisht Scholz për test anti-COVID. Arsyeja e këtij refuzimi ende nuk është bërë publike.

Çuditërisht, sjellja e shefit të qeverisë gjermane ngjason me atë të presidentit francez Emmanuel Macron, i cili javën e kaluar vizitoi Rusinë. Kreu i shtetit francez nuk pranoi që rusët t’i kryenin test për verifikimin e pranisë ose jo të COVID-it në organizmin e tij nga frika se mund të vidheshin dhe të manipuloheshin të dhënat gjenetike nga pala ruse.

Lexo më shumë  Mediat proqeveritare publikuan ditë më parë të dhënave personale të gazetarëve, BE-ja i bën thirrje Serbisë të garantojë lirinë e shprehjes dhe medias

Takimi mes Putin dhe Macron u bë i famshëm për shkak të distancës 6 m që ata mbajtën gjatë bisedimeve në Pallatin Presidencial të Rusisë.

Kancelari gjerman Scholz takoi dje presidentin e Ukrainës Volodimir Zelenski në Kiev. Ai garantoi se Gjermania do t’i ofrojë mbështje politike dhe financiare Ukrainës në konfliktin me Rusinë, por refuzoi që Berlini të armatosë ushtrinë ukrainase.

Lexo më shumë  Revizionizmi dhe dezinhibimi: Perandoria e Trumpit në Doktrinën Marco Rubio

Sot, Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka kthyer një pjesë të trupave të saj në bazën ushtarake pas përfundimit të programit stërvitor. /Suededet Deutsche/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *