Bota

Përplasje Biden-Zelensky, presidenti i SHBA-së: I thashë se Rusia do të sulmonte, nuk më dëgjoi. Kundërpërgjigjet Kievi

Përplasje deklaratash mes Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës. Presidenti Joe Biden, konfirmoi se homologu i tij, Volodymyr Zelenski, “nuk i dëgjoi” paralajmërimet amerikane përpara nisjes së luftës nga Rusia.

“E di që shumë mendonin se po e ekzagjeroja, por isha i bindur se kishim informacione të mbështetura në të dhëna dhe analiza të sakta”, u shpreh kreu i Shtëpisë së Bardhë.

Lexo më shumë  Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së “po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

Bideni shtoi se nuk kishte asnjë dyshim që Putini do ta kalonte kufirin.

“Zelensky nuk na dëgjoi, ashtu si shumë persona të tjerë. E kuptoj motivin, por në fund Putini e bëri”, u shpreh presidenti amerikan. Ai nënvizoi se asgjë e tillë nuk kishte ndodhur më parë që prej Luftës së Dytë Botërore. Replika e Ukrainës për këto deklarata ishte e shpejtë.

“Presidenti Zelensky u kërkoi partnerëve perëndimor që të vendosnin sanksioneve parandaluese kundër Rusisë, përpara nisjes së luftës, por nuk u dëgjua”, tha zëdhënësi i presidencës, Sergei Nikiforov.

Gjithashtu kërkoi sqarime të tjera lidhur me deklaratat e Bidenit. Dy presidentët kanë zhvilluar një sërë bisedash telefonike përpara 24 shkurtit, kur Putini nisi luftën duke futur mbi 100 mijë trupa në territorin e Ukrainës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *