Përplasja në PD/ Rama i fryn zjarrit dhe nxjerr në rrugë furgonat e policisë (VIDEO)
Në qendër të Tiranës është vënë re lëvizja furgonave të shumtë të policisë gjatë ditës së sotme, kur mijëra demokratë janë bërë bashkë në kuvendin që është mbledhur për shkarkimin e Lulzim Bashës nga kreu i PD-së.
Duke qenë se vetë Basha me mbështetësit e tij është në selinë e PD-së dhe kur është folur për “marrjen e aseteve” të PD-së nga strukturat e reja që mbështesin Bërishën, është aluduar për një përplasje mes demokratëve.
Për këtë arsye policia ka bërë lëvizjen e saj, duke angazhuar efektivë shtesë. Megjithatë deri tani, zërat nga kuvendi kanë qenë paqësore dhe e kanë përjashtuar një përplasje për selinë e PDsë. Furgonat e policisë kanë ndaluar disa metra larg selisë blu.
Nuk dihet nëse ka qenë Basha që ka kërkuar mbrojtje nga policia, apo vetë Rama ka dashur t’i fryjë zjarrit brenda opozitës.
Rruga Press