Lajme

Përplasja e Adem Demaçit me poltikanin serb, Vuk Drashkoviq

Teksa lufta në Kosovë po hynte në fazë përshkallëzuse, në sfondin e saj,  përkatësisht në fillim të muajit maj 1998, me nismë të televizionit ‘Zëri i Amerikës”, seksioni i gjuhës serbe, përmes lidhjes telefonike ndodhi ballafaqimi nga largësia në mes disdentit të Ballkanit, Adem Demaçin, në atë kohë Kryetar i Partisë Parlamentare të Kosovës, dhe Vuk Drashkoviqit, asokohe Kryetari i Lëvizjes së Ripërtëritjes Serbe, transmeton Kosova Post. 

Në përplasje e sipër, politikani serb, Drashkoviq insistonte se Kosova përherë do të mbetet pjesë përbërse e Serbisë

“Kosova kurrë nuk do të jetë jashtë Sërbisë. Kur është në pyetje Kosova, nuk ekziston aso fuqie, as në tokë e as në qiell, që do të mund t’i detyrojë serbët të heqin dorë prej saj”, thoshte Drashkoviq.

Lexo më shumë  USB me mbi 130 mijë dokumente sekrete serbe - Kemi depërtuar në zemrën e kasafortës së Serbisë, ku ruhen “top sekrete” shtetërore të luftës dhe e vërteta për gjenocidin në Kosovë nuk mund të fshihet më

Kurse në anënë tjetër, Adem Demaçi i apelonte Drashkoviqit që të mos e përdorë, në diskursin politik, fjalën kurrë: Kini kujdes se ç’po flisni! Unë me popullin tim do ta mbajmë mend mirë këtë që po e thoni: kurrë!, isht shprehur Demçi.

Sipas krenarisë tonë kombëtare, Adem Demaçit, populli shqiptar s’po kërkonte asgjë më shumë sesa ajo që gëzon populli serb.

‘Populli shqiptar s’kërkon gjë më shumë sesa ajo që ka populli serb. Sa të thoni kurrë për shqiptarët, as ju nuk do të jeni të qetë kurrë. Gjithmonë do ta mbani gurin rreth qafës. Unë po ju lus të hiqni dorë nga fjala kurrë sepse ju më neve nuk mund të na mashtroni, ju më neve nuk mund të na frikësoni, ju më neve nuk mund të na nënshtroni’ – i kishte thënë Demaçi përfaqësuesit serb, Drashkoviqit.

Lexo më shumë  Kurti në ceremoninë e NALT-it: FSK po rrit kapacitetet me mbështetjen e NATO-s

Autor: Labinot Balaj

(Burimi: Libri “Biografi e paautorizuar e Adem DEMAÇIT” me autor Shkëlzen Gashi)

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *