Përplasen gjashtë makina në rrugën e Kombit, dy persona të lënduar
Gjashtë automjete janë përfshirë në një aksident në rrugën e Kombit, pranë fshatit Blinisht. Si pasojë e përplasjes dy persona kanë mbetur të plagosur. Fatmirësisht, nuk raportohet për viktima. Ndërkohë janë shkaktuar dëme materiale të shumta në automjetet e përfshira.
Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për të përcaktuar shkakun e përfshirjes se automjeteve ne aksident.
Paraprakisht mendohet se shkaktarë kanë qenë mjelluga e dendur dhe lagështia e asfaltit.






Rruga Press