Lajme

Përparimi në luftën anti-korrupsion, Kurti: Investitorët e huaj pa frikë nga haraçi i së kaluarës

Përparimi i Kosovës në luftën kundër korrupsionit, sipas indeksit të perceptimit të publikuar nga organizata “Transparency International”, sipas kryeministrit Albin Kurti do të forcojë besimin e investitorëve të jashtëm të investojnë në Kosovë pa frikë nga shantazhi e haraçi i së kaluarës.

Në mbledhjen e Qeverisë ai ka thënë se ngritja për 17 vende në këtë indeks të perceptimit është lajm shumë i mirë për vendin.

Lexo më shumë  ​Akademi për demonstratat e ’81-shit, Kurti: Shqiptarët në Jugosllavi ishin të shtypur

“Kjo tregon se përkushtimi jonë në luftën kundër korrupsionit institucional dhe krimit të organizuar ka dhënë rezultatet e para”, ka thënë ai.

Kurti ka shprehur besimin se përparimi do të reflektojë në proceset dhe vendimet e Brukselit.

Ai ka shtuar se vendi ka ende punë për të bërë në këtë drejtim.

Kurti ka arsyetuar edhe masat e reja anti-COVID. Ka thënë se qëllimi kryesor është të shpëtohen jetët duke ditur se tashmë dihet gjendja e spitaleve në Kosovë.

Lexo më shumë  LVV kërkon anëtarin e tretë në KQZ, Alim Rama i drejtohet me letër Presidentes Osmani

Rruga Press

YouTube player