Pernik: Autobusi nuk është rrokullisur, ka material të filmuar “që nuk janë të përshtatshëm për tu shikuar”
Autobusi ka lëvizur me shpejtësi prej 100 km/h dhe nuk ka asnjë milimetër shenjë të frenimit, që do të thotë se shoferi nuk ka reaguar në mënyrë adekuate. Aksidenti ka ndodhur si rezultat i gabimit njerëzor. Kështu ka deklaruar Vasko Pirgov, sekretar për siguri në Pernik, për BTV-n Bullgare. Ai ka arritur në vendin e ngjarjes në momentin kur ka ndodhur tragjedia së bashku me zjarrfikësit dhe policët.
Sipas tij autobusi nuk është rrokullisur, ndërsa shoferi ka tentuar të kthej në të majtë, duke shtuar se ka material të filmuar “që nuk është edhe i përshtatshëm për ta shikuar”.
“Pamja është e tmerrshme. Pjesa e parme e autobusit është tërësisht e djegur, njerëzit që gjenden në spitalin ‘Pirogov’ kanë qenë në pjesën e pasme të autobusit. Dritarja e djathtë është e thyer dhe aty kanë dalë”, ka deklaruar Pirgov.
Rruga Press