KryesoreLajme

Përmbytjet në Lezhë dëmtojnë bujqësinë/ Mbi 1.700 hektarë kultura të dëmtuara, preket 60% e jonxhës dhe 35% e grurit

Reshjet intensive dhe dalja e ujërave nga shtrati kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në zonat bujqësore të qarkut të Lezhës.

Sipërfaqe të mëdha toke kanë mbetur nën ujë, duke dëmtuar prodhimin, veçanërisht kulturat e jonxhës dhe grurit.

Bëhet me dije se përmbytjet kanë prekur gjithashtu edhe kultura të tjera, ndërsa ndikimi në blegtori dhe banesa paraqitet më i kufizuar.

Lexo më shumë  27 vjet nga masakra e Reçakut, ngjarja që ndryshoi kahjen e Kosovës

Në terren janë angazhuar dy grupe pune të Bashkisë Lezhë, të cilat kanë kryer inspektime për dëmet.

Drejtori i Bujqësisë, Paulin Gjergji, konfirmon se procesi i vlerësimit është drejt përfundimit, duke u bazuar në dokumentacionin e dorëzuar nga fermerët dhe kontrollet në terren.

Sipas raportit paraprak, dëmet prekin rreth 1 700 hektarë toka, ku pjesa më e madhe, rreth 60%, i përket jonxhës, e ndjekur nga gruri me 35%.

Lexo më shumë  Televizioni shtetëror iranian transmeton marrjen në pyetje të protestuesve

Sipërfaqet e mbetura përfshijnë ullinj, lakra dhe agrume. Në blegtori dhe banesa dëmet janë më të vogla.

Autoritetet vendore bëjnë me dije se pas finalizimit të raportit përfundimtar, dosjet do t’u dërgohen institucioneve përkatëse për procedurat e mbështetjes dhe kompensimit të fermerëve të prekur.

Rruga Press

YouTube player