KryesoreLajme

Përmbytjet në Durrës, 400 banorë të evakuuar

Situata në Durrës vijon të mbetet kritike për shkak të reshjeve të dendura të natës së kaluar, të cilat kanë përkeqësuar gjendjen e lagjeve dhe rrugëve kryesore të qytetit bregdetar.

Niveli i ujit në disa zona periferike ka arritur në shkallë të lartë, duke i bërë të pakalueshme disa rrugë.

Rruga e Shkozetit, që të çon drejt zonës së Nishtullës, ka prezencë të madhe ujë, e cila pengon lëvizjen e automjeteve, duke e bërë zonën të papërshkueshme. Probleme të ngjashme raportohen edhe në dhjetëra lagje të ish-Kënetës dhe Porto Romanës, ku automjetet nuk mund të lëvizin.

Lexo më shumë  Mijaçiq: Serbia nuk mund të shpëtojë në rastin "Banjska"

Situata ka detyruar largimin e rreth 400 banorëve nga shtëpitë e tyre, pasi nuk kanë mundur të sigurojnë qasje të sigurt drejt zonave të tjera. Megjithatë, disa banorë kanë vendosur të qëndrojnë në banesat dhe bizneset e tyre për të ruajtur orenditë dhe pronat e tyre, duke u ekspozuar ndaj rrezikut të vjedhjeve dhe grabitjeve.

Ndërkohë, temperaturat kanë pësuar një ulje të ndjeshme, duke shtuar ndjesinë e vështirësisë për banorët e prekur, ndërsa disa zona të qytetit përballen edhe me ndarje të energjisë elektrike. Shumë kabina elektrike janë përmbytur, veçanërisht ato të vendosura në bodrume pallatesh dhe ambiente të tjera.

Lexo më shumë  Ukraina publikon videon me goditjet më të mëdha të sulmeve me dronë të vitit 2025 mbi objektivat ruse

Forcat e emergjencës janë në terren, por kapaciteti i tyre nuk mjafton për të asistuar të gjithë banorët në nevojë.

Rruga Press

YouTube player