Lajme

Përleshja fizike në Kuvend, vjen reagimi i ashpër: Bijtë e kriminelëve janë dy herë më kriminelë se baballarët e tyre!

Gjatë seancës së djeshme në Kuvendin e Kosovës ndodhi një përplasje fizike në të cilën u përfshinë disa deputet të Partisë Demokratike të Kosovës dhe disa ministra të Qeverisë Kurti.

E gjithë ngjarja është filloi kur zv.kryeministri Besnik Bislimi është zgjuar nga karrigia e tij dhe ka shqyer një fotografi që Ganimete Musliu e kishte vendosur para foltores teksa fliste Kurti.

Lexo më shumë  “Mitrovica pa kryetar”, VV-ja në Mitrovicë shpallë në kërkim Hamzën

Pas kësaj është zgjuar deputeti Mergim Lushtaku i cili ka hedhur ujë në drejtim të Kurtit dhe Besnik Bislimit.

Profesori Enver Bytyçi komentoi gjithë këtë ngjarje përmes një postimi në Facebook.

Bytyçi ‘goditi’ Mërgimin, i cili është edhe djali i Sami Lushtakut, ku ky i fundit jo rrallëherë është akuzuar dhe dyshuar për vepra të ndryshme.

“Bijtë e kriminelëve janë dy herë më kriminelë se baballarët e tyre! Bijtë e spiunëve po ashtu!

Se atyre (bijve të kriminelëve e spiunëve) në shtetin e së drejtës ju humbet shpresa për të shijuar pasurinë e krimit”, shkroi ndër të tjera Enver Bytyçi.

Lexo më shumë  ​27 vjet më parë nisën luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe

Rruga Press

YouTube player