Përkufizimet e moshës për të miturit në Kosovë
Nga Agim Morina
Kur thuhet “mbi 16 vjeç”, mendohet “kur dikush i mbush 16 vjet”. Dmth. bartja e shamisë do të lejohet prej moshës 17-vjeçare. Pika 1.4 e Kodit të Drejtësisë për të Mitur:
“1.4. I mitur i rritur – personi i cili i ka mbushur gjashtëmbëdhjetë (16) vjet, por nuk i ka mbushur tetëmbëdhjetë (18) vjet.”
Përkufizimet e moshës për të mitunit në Kosovë:
“Neni 3
Përkufizimet
- Shprehjet e përdorura në këtë Kod kanë këto kuptime:
1.1.Fëmijë – personi i cili nuk e ka mbushur moshën tetëmbëdhjetë (18) vjet;
1.2. I mitur – personi i cili i ka mbushur katërmbëdhjetë (14) vjet por nuk i ka mbushur tetëmbëdhjetë (18) vjet;
1.3. I mitur i ri – personin i cili i ka mbushur katërmbëdhjetë (14) vjet, por nuk i ka mbushur gjashtëmbëdhjetë (16) vjet;
1.4. I mitur i rritur – personi i cili i ka mbushur gjashtëmbëdhjetë (16) vjet, por nuk i ka mbushur tetëmbëdhjetë (18) vjet;
1.5. Madhor i ri – personi i cili i ka mbushur tetëmbëdhjetë (18) vjet, por nuk i ka mbushur njëzetenjë (21) vjet;
1.6. Madhor – personi i cili ka mbushur moshën tetëmbëdhjetë (18) vjet;”
KODI Nr. 06/L-006 I DREJTËSISË PËR TË MITUR
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 18 TETOR 2018, PRISHTINË
Rruga Press