Lajme

Përkeqësohet moti, reshje shiu, përmbytje dhe bora përfshijnë vendin

Reshje shiu, përmbytje dhe dëborë. Një përkeqësim i motit e pret vendin tonë këtë javë, duke filluar nga pasditja e së dielës.

Meteorologia Tanja Porja tregon se deri të hënën në mëngjes reshjet do të jenë me intensitet të lartë në disa zona të vendit duke sjellë dhe përmbytje.

Pas të martës, temperaturat do të ulen ndeshëm dhe reshjet e shiut do të kthehen në borë në zonat malore dhe ato veriore.

Lexo më shumë  'Bashkia e Tiranës i mban paratë', Gazetarja: Qeverisje që dështon në investime dhe transparencë

“Në veri të vendit reshjet e shiut kanë nisur me intensitet të dobët dhe mesatar. Priten intensifikim i reshjeve në veri dhe në zonat qendrore në mesdite. Nga mbrëmja, deri nesër në 12:00 presim reshje me intensitet të lartë në pjesën qendrore. Është një sasi i konsiderueshme reshjesh që do të bjerë në këto orë. Pasditja e së martës sjellë rënie të vlerave termike dhe reshje bore në veri dhe zonat malore”, shpreh meteorologia Tanja Porja./a2/

Lexo më shumë  Dënohet biznesmeni Rezart Taçi me 11 vite burg

RrugaPRess

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *