Bota

Përkeqësohet gjendja me pandeminë në Slloveni – shteti angazhon edhe ushtrinë

Në Slloveni janë konfirmuar 3666 raste të reja me coronavirus në 24 orët e fundit gjersa 19 persona kanë vdekur.

Për shkak të situatës së krizës shëndetësore, qeveria vendosi të përfshijë ushtrinë në kujdesin dhe trajtimin e të sëmurëve.

“Ushtria do të integrojë kapacitetet e saj në sistemin shëndetësor dhe do të ndihmojë në trajtimin dhe kujdesin e personave që vuajnë nga COVID-19”, njoftoi qeveria sllovene, duke shtuar se katër ekipe mjekësore do t’i bashkohen shëndetit publik.

Lexo më shumë  Ukrainasit goditën me dronë dy fabrika strategjike në Rusi

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik (NIJZ) mesatarja ditore e të infektuarve është 3157 në shtatë ditët e fundit, ndërsa incidenca 14 ditore është 1971.

Ndër të tjera, masat parashikojnë përdorimin më të gjerë të certifikatave të COVID-it me paraqitjen e dokumenteve të identifikimit, shkurtimin e funksionimit të lokaleve dhe ndalimin e klubeve të natës dhe diskotekave, testimin më të shpeshtë për coronavirusin e nxënësve në shkollat fillore dhe të mesme dhe ndalimin e tubimeve të mëdha publike.

Lexo më shumë  Wadephul: BE-ja duhet të braktisë parimin e unanimitetit

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *