Lajme

Përjashtohet për 10 ditë nga Kuvendi Sali Berisha dhe 4 deputetë të PD-së

Përjashtohen me 10 ditë nga seancat plenare dhe komisionet parlamenare, deputetët Sali Berisha, Belind Këlliçi, Flamur Noka, Edmond Spaho dhe Edi Paloka.

Vendimi 3 me 2 për të përjashtuar deputetët, u mor në Sekretariatin për Procedurat, Votimet dhe Etikën në Kuvend.

Kërkesa për përjashtimin e deputetëve të Partisë Demokratike erdhi nga maxhoranca socialiste në lidhje me bllokimin e foltores dhe kaosin e shkaktuar gjatë seancës plenare të së enjtes.

Lexo më shumë  Haxhiu: Lista Serbe ishte dhe mbetet bombë e kurdisur në vendin tonë

Deputetët e Partisë Demokratike, me në krye ish-kryeministrin Berisha nuk lejuan zhvillimin e një seance normale në parlament, pasi kërkonin thirrjen në Kuvend të kryeministrit Rama dhe mbajtjen e një mocioni me debat në lidhje me përfshirjen e tij në “çështjen McGonigal”.

Deputetët socialistë që kërkuan përjashtimin janë: Ismet Beqiraj, Petro Koçi, Denis Deliu, Arben Pëllumbi, Ermonela Felaj, Momi Kodheli dhe Gerta Duraku.

Lexo më shumë  AKU shndërrohet në kërcënim për sigurinë e shëndetit publik/ Pas mandarinave, Kroacia kthen pas speca me pesticide të rrezikshme nga Shqipëria

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

sqhrenfrdeit