Përjashtohen për 10 ditë edhe 6 deputetë të tjerë të PD-së
Gjashtë deputetë të Partisë Demokratike janë përjashtuar nga Kuvendi, pas rrëmujës dhe kaosit që shkaktuan në seancën plenare të enjten e kaluar.
Deputetët e përjashtuar janë Elda Hoti, Sorina Koti, Oerd Bylykbashi, Lindita Metaliaj, Gerta Bardeli dhe Edmond Spahon.
Masa ndëshkuese nuk ka qenë e njëjtë për gjithë. Deputetja Metaliaj dhe Bardeli janë përjashtuar përkatësisht me pesë me tre ditë për të mos marrë pjesë në punimet e Kuvendit, kurse të tjerët me dhjetë ditë.
Ditën e djeshme Partia Socialiste, konkretisht një grup prej shtatë deputetësh iu drejtuan me kërkesë Kryeparlamentares Lindita Nikollës, ku kërkohej përjashtimi i tyre për kaosin e shkaktuar në seancë.
Rruga Press