Përhapja globale e sëmundjes autoimune, fajësohet dieta perëndimore
LONDËR – Gjithnjë e më shumë njerëz në mbarë botën po vuajnë sepse sistemi i tyre imunitar nuk mund të bëjë më dallimin midis qelizave të shëndetshme dhe mikroorganizmave pushtues. Mbrojtjet nga sëmundjet që dikur i mbronin ata, në vend të kësaj, sulmojnë indet dhe organet e tyre.
Përpjekje të mëdha kërkimore ndërkombëtare po bëhen për të luftuar këtë prirje, duke përfshirë një iniciativë në Institutin ‘Francis Crick’ të Londrës, ku dy ekspertë botërorë, James Lee dhe Carola Vinuesa, kanë krijuar grupe të veçanta kërkimore për të ndihmuar në përcaktimin e saktë të shkaqeve të sëmundjes autoimune.
“Numrat e rasteve të sëmundjeve autoimune filluan të rriteshin rreth 40 vjet më parë në perëndim”, tha Lee për Observer.
“Për shembull, rritja më e madhe kohët e fundit në rastet e sëmundjeve inflamatore të zorrëve ka qenë në Lindjen e Mesme dhe Azinë Lindore. Më parë ata pothuajse nuk e kishin parë sëmundjen.”, vijoi Lee.
Sëmundjet autoimune variojnë nga diabeti i tipit 1 te artriti reumatoid, sëmundjet inflamatore të zorrëve dhe skleroza e shumëfishtë. Në çdo rast, sistemi imunitar kalon limitet e tij dhe aktivizon indet e shëndetshme në vend të agjentëve infektivë.
Vetëm në Mbretërinë e Bashkuar, të paktën 4 milionë njerëz kanë zhvilluar kushte të tilla, me disa individë që vuajnë më shumë se një.
Ndërkombëtarisht, tani vlerësohet se rastet e sëmundjeve autoimune po rriten me 3% dhe 9% në vit. Shumica e shkencëtarëve besojnë se faktorët mjedisorë luajnë një rol kyç në këtë rritje.
“Dietave të ushqimit të shpejtë u mungojnë disa përbërës të rëndësishëm, si fibra, dhe provat sugjerojnë se ky ndryshim ndikon në mikrobiomën e një personi – grumbullimin e mikroorganizmave që kemi në zorrët tona dhe që luajnë një rol kyç në kontrollin e funksioneve të ndryshme trupore,” tha shkencëtarja britanike, Carola Vinuesa.
Rruga Press