Lajme

Përgjysmohet transporti urban, dyndje e qytetarëve në stacione: Autobusët duhen shtuar, jemi në pandemi

Duke filluar nga kjo e hënë Unioni i Transportit Publik bën me dije se do të punojë me kapacitet të reduktuar si pasojë e problemeve të pandemisë ende të pa zgjidhura nga shteti shqiptar, duke pretenduar se asnjë nga institucionet përgjegjëse nuk ka marrë asnjë masë apo plotësim të kërkesave ekonomike të premtuara.

Që nga dita e sotme do të operohet me gjysmë kapacitetit të flotës së mjeteve urbane.

Ky është vendimi i Unionit të Transportit Publik si shkak i mos-marrjes së masave nga ana e qeverisë për të kompensuar humbjet që sektori i transportit publik kishte pësuar gjatë pandemisë.

Lexo më shumë  Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit: Sulmet si ai në “Ibër-Lepenc” janë ndërtuar qartësisht për të krijuar destabilitet

Por kjo masë filloi që të ndihet te qytetarët të cilët kanë pritur në stacionet e autobusëve deri në 1 orë.

“E pres autobusin e “Saukut”, kam 1 orë. Po na bie të fikët.”

“Gjysmë ore, po pres “Tiranën e Re.”

“Unë kam 1 orë, po pres Kombinatin. Trafik i madh, ngarkesë e madhe.”

Qytetarët thonë se në situatën pandemike që ndodhet vendi duhet të shtohen linjat urbane dhe jo të përgjysmohen.

Lexo më shumë  “Duam paratë tona”, gjermanët dhe italianët e mashtruar nga Forex hapin gjyqe në Shqipëri

“Të ketë më shumë autobusë, jo më pak.”

Unioni i Transportit Publik kërkon subvencionimin e të ardhurave të munguara për subjektet e transportit si pasojë e kufizimeve të protokollit të sigurisë, heqjen e akcizës dhe taksave të karburantit si dhe indeksimin e tarifës së udhëtimit duke përcaktuar dhe një kosto bazuar në situatën aktuale, fitimet dhe humbjet e shoqërive të transportit.

  •    Përgjysmohet transporti urban, dyndje e qytetarëve në stacione: 

/OraNews/ 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *