Lajme

Përgjysmimi i prodhimi nga pasojat e gripit të shpendëve e çon çmimi e vezës në 24 lekë

Çmimi i vezës u rrit 14% në krahasim me javën e kaluar, duke arritur në 24 lekë për kokërr. Arsyeja e shtrenjtimit të vezëve, sipas operatorëve prodhues të vezëve, është përgjysmimi i prodhimit ditor për shkak të ngrordhjes të pulave nga influenca aviare.

Përhapja e  semundjes pritet të sjellë rritje tjetër të çmimit, deri në rrezikimin e shpërndarjes të produktit në treg.

Eksperti i menaxhimit të fermave blegtorale Edi Ferro tha për Revistën Monitor se nga të dhënat e pularive rezulton që deri tani kanë ngordhur 500 mijë pula.

“Çmimi i vezës pritet të shtrenjtohet deri në 40 lekë apo më shumë.

Lexo më shumë  Dosja e SPAK/ Banda e Suel Çelës shoqëroi Edi Ramën në Elbasan

Arsyeja e shtrenjtimit është ngordhja e 500 mijë pulave. Në të gjithë vendin jane 1 milion pula që prodhojnë vezë. Nga sëmundja janë prekur edhe pulat e oborrit.

Gjithashtu, operatorët prodhues prej 1 viti po përballen me çmimet e larta të bazës ushqimore për pulat. Në këtë situatë është e domosdoshme që shteti të ndërhyjë për subvencionimin e zëvendësimit të pulave, në të kundërt situata do të jetë katastrofike. Për 2-3 muaj në treg do të mungojë veza”, pohon z. Fero.

Prodhimi në ferma përpara virusit ishte 1,350,000 vezë në ditë.

Kompanitë prodhuese pohuan për Monitorin se aktualisht prodhohen 720,000 vezë në ditë apo rreth 50% më pak.

Lexo më shumë  Dita e Forcës, Kurti: Kemi shumëfishim të pajisjeve nga Turqia, Gjermania, Kroacia...

Një nga operatorët that se në pulari ka mbetur pa u prekur nga influenca aviare vetëm një kapanon me pula që ishte larg stabilimentit kryesor.

Për të amortizuar rënien e prodhimit, kompanitë thanë se do të fillojnë import vezësh nga vendet e BE-së, nga fermat e licensuara.

Por sipas tyre çmimi do të ngelet i lartë, pasi në BE veza është më shtrenjtë, rreth 0,18 euro për kokërr. Operatorët theksojnë se nuk ka vend për panik, pasi përhapja e influencës aviare nuk prek konsumatorin.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *