Bota

Përgjigje ndaj rritjes së çmimeve, gjermanët mund të udhëtojnë në të gjithë vendin me vetëm 9 euro në muaj

Për tre muajt e ardhshëm, gjermanët do të jenë në gjendje të udhëtojnë për vetëm 9 euro në muaj, në një masë për të luftuar rritjen e çmimeve të energjisë dhe jetesës, raporton BBC.

Të gjithë trenat, autobusët dhe metrotë lokal e rajonal janë të përfshirë në këtë iniciativë.

Biletat e lira po ashtu e kanë synim të largojnë qytetarët nga taksitë.

Lexo më shumë  Samiti i udhëheqësve të BE-së, Evropa vendos për 90 miliardë € ndihmë për Ukrainën

Mirëpo, me ndryshimin e taksës për karburante është reduktuar edhe për 30 centë për litër për benzinë, duke e çuar çmimin në Gjermani 2 euro për litër.

Tatimi është ulur në një minimum të lejuar nga Bashkimi Evropian, për tre muajt e ardhshëm.

Ministri i Transportit, Volker Wissing, ka përshkruar biletën 9 euro në muaj si mundësi të madhe.

“Është sukses pasi kemi shitur tashmë shtatë milionë bileta”, tha Wissing.

Lexo më shumë  Merz nuk e përjashton dërgimin e ushtarëve gjermanë në Ukrainë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *