Përgjaken rrugët, 9 aksidente në një ditë
Dy viktima dhe 9 të plagosur është bilanci i nëntë aksidente në 24 orët e fundit në vendin tonë.
Isa Kotorri 29 vjeç ka humbur jetën në aksin Shkodër-Velipojë, pasi makina tip “Range Rover” me të cilin udhëtonte ka dalë nga rruga.
Përplasja dhe rrotullimet kanë qenë të forta, ndërsa 29 vjeçari nuk ka mundur që t’i mbijetojnë plagëve ku edhe ka humbur jetën në vend.
Një tjetër aksident ndodhi paraditen e së premtes në aksin Cërrik-Belsh.
Këto janë pamjet nga përplasja e dy automjeteve. Dy persona mbetën të plagosur rëndë ku një prej tyre ka ngecur në mjet pa mundur të dalë.
Për ta shpëtuar është dashur ndërhyrja e zjarrëfikëses.
Në Fier dy të moshuara 78 dhe 79 vjeçare mbetën të plagosura pasi u përplasën në dy aksidente të ndara në Zharrëz të Patosit, dhe tek “Kthesa e Patosit”. Të plagosurat ndodhen në spital, ndërsa dy drejtuesit e mjeteve 22 dhe 44 vjeç u arrestuan.
Aksidente janë shënuar dhe në aksin Thumanë-Fushë-Krujë. Një prej shoferëve, u transportua në “Spitalin e Traumës”. Shkak për këtë aksident mendohet të ketë qenë parakalimi i gabuar.
Ndërkohë të enjten, një 35 vjeçar u arrestua në Durrës pasi përplasi për vdekje një 75 vjeçar.
Gjithashtu në aksin Mamurras-Fushë Krujë, një automjet me drejtues shtetasin A. N., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. D., dhe si pasojë e përplasjes të dy drejtuesit u dërguan në spital për ndihmë mjekësore.
Në berat një mjet paidentifikuar përplasi një 15 vjeçar para shkollës duke e lënë të plagosur.
Pas disa orësh policia njoftoi se në pranga ra B.Q i cili ishte drejtues mjeti dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes.
Rruga Press