KryesoreOpinion/Aktualitet

Përgatituni t’ia uroni Albinit fitoren, si Trumpit, dhe mos t’ju mbysë xhelozia!

Shkruan Çun Lajçi

Ju, analistë, me mjekra e pa mjekra, me syze e pa syze, ju, të shiturit dhe të pashiturit që shkumoni për një zallogë në televizionet kosovare:

– Albin Kurti është djalë i Kosovës, me rrënjë Shqipërie, dhe kurrë, ama kurrë, s’do të jetë “Albin Serbia,” siç ke guxuar ta etiketosh ti, mjekërrziu trushpëlarë, ti pështymani kanalist që nxjerr jashtëqitje nga goja!

Derisa dardanët t’hanë bukë në sofrën e tyre dhe Drini i Bardhë të rrjedhë mbi tokën shqiptare, Albin Kurti do të mbetet edhe për 4 vite Kryeministër i Dardanisë – Kosovës – që gjakon të bëhet krah i kapur me shqiptarët e të fluturojë mbi kreshtat tona.

Albin Kurti, plisbardhi, rrjedha e kulluar e Ibrahim Rugovës, është zemra e dardanëve. Ju kurrë s’do ta thyeni dhe kurrë s’do ta turbulloni Drinin e Bardhë me jashtëqitjet tuaja nga gojët e pista dhe bythët e shitura për zallogë shkjau!

Lexo më shumë  AGK-ja: bishti i oligarkëve, hija e opozitës dhe fantazma e UNMIK-ut

Ju, televizionet tona, që merrni shkrimet e mia dhe i ktheni në lajme – siç bëri dje TV Klan – e përmendni emrin tim vetëm kur doni të mbroni vetveten ose padronët tuaj që ju financojnë. Ju nuk më përmendni sepse më doni, as për t’më dhënë hapësirë mediale, por ta bindur audiencën se keni përkrahje nga intelektualët, shkrimtarët dhe artistët.

Gabim e keni!

Unë shkruaj edhe për gabimet e Kryeministrit, sepse nuk dua të zvogëlohem me “rrotat” e Devollëve. Peja është edhe e shkrimtarit Ramiz Kelmendi, e poetit Azem Shkreli, e artistit Faruk Begolli, e historianit Ali Hadri (dhe pse jo, edhe e imja). Ai s’kishte nevojë të gjykonte Devollët, sepse me gjykata merren të tjerët, e gabimet e tyne herdo kur do të pastrohen sipas rendit e ligjit!

Lexo më shumë  Kurti: Qeveria jonë është qeveri e barazisë dhe zhvillimit

Albini, populli dhe flamuri tregojnë qartë se sa janë të ngjeshur me thoin kosovar. Kot lodheni duke futur përçarje aty ku rrjedh gjaku!

Unë mbetem i mendimeve të mia sot e nesër, pavarësisht moshës dhe jetesës sime me libra rrugëve. Bindjet e mia për Albinin nuk m’i thyen asnjë korporatë milionere! Albin, Ibrahim dhe Hasan Prishtina – vetëm një herë lind nëna!

Përgatituni t’ia uroni fitoren, si Trumpit, dhe mos t’ju mbysë xhelozia!

18 janar 2025

Rruga Press

YouTube player