Bota

Përfundon takimit Zelenskiy-Scholz, kancelari: Nëse Rusia pushton, e dimë se çfarë do bëjmë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy për më shumë se 2 orë e gjysmë ka zhvilluar një takim privat me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, pas të cilit dolën në një konferencë për shtyp. Scholz tha se ai dhe Zelenskiy kishin folur për sanksionet dhe rëndësinë e masave parandaluese ndaj përshkallëzimit të konfliktit. Në fjalën e tij, Scholz tha se sovraniteti dhe integriteti territorial i Ukrainës nuk është i negociueshëm.

Lexo më shumë  Finlanda do të vendosë bazën e NATO-s pranë kufirit me Rusinë

Ne presim që Rusia të ndërmarrë hapa të qartë për të zgjidhur situatën. E dimë ç’duhet të bëjmë. Do ketë sanksione në rast se Rusia pushton Ukraninën, për to do të konsultohemi me aleatët europianë,“-shtoi ai ndër të tjera sipas BILD. Ndërkohë Zelenskiy nga ana e tij u shpreh i bindur se diçka e tillë nuk do të ndodhte. 

“Siguria e Ukrainës është më e sigurta në të gjithë Europën,”-shtoi presidenti ukrainas.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *