KryesoreLajme

Përfundon pa marrëveshje takimi për dinarin, Bislimi: Nuk pres takime të tjera për këtë temë

Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, ka deklaruar pas një takimi të zhvilluar në Bruksel se bisedimet për çështjen e përdorimit të dinarit serb në Kosovë kanë dështuar.

Ai theksoi se pala serbe nuk erdhi me përgjigje të pritura, por në vend të kësaj paraqiti propozime të reja.

Pas një raundi disaorësh negociatash, Bislimi shprehu pakënaqësi për qasjen e palës serbe dhe tha se nuk ka pritje për takime të reja, nëse nuk tregohen si pjesëmarrëse konstruktive.

“Ne në esencë kemi dhënë përgjigje ndaj propozimit të Z. Lajçak dhe kemi treguar ku mund të bëjmë kompromise,” u shpreh Bislimi për gazetarët.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

“Ndërsa nga ana e Serbisë, panë një tendencë largimi nga propozimi që parashtruar nga ai. Kjo tregon që për Serbinë kjo çështje nuk ka asnjë lloj urgjence,” shtoi ai.

Pala serbe, e përfaqësuar nga kryenegociatori Petar Petkoviq, insiston se ka prezantuar “gjashtë propozime të reja konstruktive,” të cilat sipas tij u hodhën poshtë nga Prishtina.

“Ne jemi të hapur për dialog, sepse synojmë një zgjidhje,” deklaroi Petkoviq, i cili nuk ofroi detaje të mëtejshme mbi përmbajtjen e propozimeve serbe.

Ky raund i negocjatave vjen si vijim i përpjekjeve për zgjidhjen e çështjes së dinarit serb, e cila është në diskutim në shtatë takime të njëpasnjëshme në nivel të kryenegociatorëve.

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

Përkundër gjashtë takimeve paraprake, palët nuk kanë arritur të gjejnë një terren të përbashkët.

Ndërmjetësuesi i dialogut nga BE-ja, Mirosllav Lajçak, dhe zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, kanë shprehur pritshmëri që Kosova dhe Serbia të demonstrojnë gatishmëri për të arritur një zgjidhje praktike dhe të përkohshme.

Ky ishte takimi i shtatë mes kryenegociatorëve në muajt e fundit për këtë çështje, pasi në gjashtë takimet paraprake ata nuk arritën pajtim për ndonjë zgjidhje kompromisi.

YouTube player