KryesoreLajme

Përfundon me sukses trajnimi i FSK-së për pajisjet që pastrojnë ujin e kontaminuar

Kompania e Materieve të Rrezikshme e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) ka përmbyllur me sukses trajnimin për përdorimin e pajisjes së avancuar për pastrimin e ujit WTC-3000 GT, e cila shërben për trajtimin dhe shpërndarjen e ujit në raste kur ai kontaminohet si pasojë e fatkeqësive natyrore ose ngjarjeve të shkaktuara nga faktori njeri.

Lexo më shumë  Plazhet e Adriatikut të mbuluara me mbetje plastike

Sipas FSK-së, pajisja WTC-3000 GT ka kapacitet të trajtojë deri në 3000 litra ujë në orë, duke ofruar një zgjidhje efikase në situata emergjente ku uji i pijshëm nuk është i sigurt për përdorim.

Kjo pajisje, siç thuhet në njoftimin e FSK-së, funksionon duke aplikuar presion të lartë mbi ujin e kontaminuar, i cili më pas filtrohet nëpër membrana selektive përmes procesit të osmozës reverse.
“Membranat lejojnë të kalojnë vetëm molekulat e ujit, ndërsa ndalojnë kripërat, metalet dhe ndotësit e tjerë, duke garantuar prodhim të ujit të pastër dhe të sigurt për konsum”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Forca e Sigurisë së Kosovës.

Lexo më shumë  Osmani në takim me raportuesin për Kosovën në Parlamentin Evropian, Terrasin: Vazhdimi i masave ndaj Kosovës i pashpjegueshëm, i padrejtë e i paarsyeshëm

Rruga Press

YouTube player