Përfundon kontrolli në shtëpinë e Ervis Martinaj, RENEA largohet nga Kurbini pas 5 orësh
FNSH dhe RENEA kanë zhvilluar kontrolle në shtëpinë e bosit të lojërave të fatit Ervis Martinaj. Ai rezulton i zhdukur prej 5 muajsh. Kontrolli është ushtruar orët e para të mëngjesit së ditës së sotme në shtëpinë e Martinajt në Fushë Kuqe të Kurbinit. Përveç kontrolleve në shtëpinë e Ervis Martinajt, objekt i kontrolleve të forcave të policisë janë edhe banesa dhe ambiente të tjera. Këtu përfshihen të njohur dhe familjarë të tij. Përmes tyre synohet të sigurohen prova për t’i dhënë një përgjigje fatit të Martinajt.
Policia është larguar nga zona e Kurbinit. Ende nuk dihet nëse është gjetur ndonjë send me vlerë që mund t’i shërbeje hetimeve për zhdukjen e tij.
Rruga Press