Përfaqësuesi i Ukrainës në OKB: Kriza globale ushqimore është një nga qëllimet e agresionit rus
Përfaqësuesi i Përhershëm i Ukrainës në Kombet e Bashkuara Sergiy Kyslytsya në një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, është shprehur se krijimi i një krize ushqimore në Ukrainë dhe në mbarë botën ka të ngjarë të jetë një nga qëllimet e qëllimshme të Rusisë në luftën kundër Ukrainës.
Rusia ka rrëmbyer tashmë rreth 400,000 ton drithë brenda zonave të pushtuara përkohësisht të rajonit Zaporizhzhia, Rajonit Kherson, Rajonit Donetsk dhe Rajonit Luhansk.
Kjo përbën një të tretën e të gjitha rezervave në këto rajone, raportom Kyiv Post.
“Duke pasur parasysh se drithi i vjedhur do të përdorej si rezervë deri në korrjen e ardhshme, kjo tashmë ka rritur kërcënimin për krijimin e një situate urie”, tha Kyslytsya.
Sipas tij, Rusia po sulmon gjithashtu infrastrukturën bujqësore dhe depot e plehrave, si dhe vjedh automjetet bujqësore.
Sipas Kyslytsya, grabitja e hambarëve, bllokimi i porteve të Ukrainës dhe minimi i rrugëve detare kërcënojnë sigurinë ushqimore globale.
Kyslytsya përmendi raportin e OKB-së, në të cilin thuhej se më shumë se 1.7 miliardë njerëz në botë mund të jenë në rrezik të varfërisë dhe urisë si rezultat i ndërprerjeve në sistemin e prodhimit të ushqimit të shkaktuar nga lufta në shkallë të gjerë të Rusisë kundër Ukrainës.
Ndërkohë, Federata Ruse vazhdon të bllokojë qëllimisht fushatën e mbjelljes në Ukrainë.
Pala ukrainase kërkon që Rusia të ndalojë vjedhjet e paligjshme të grurit, të zhbllokojë portet e Ukrainës dhe të rivendosë lirinë e lundrimit.
“Ne i bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar të forcojë sanksionet ekonomike kundër Rusisë në mënyrë që të ndalojë agresionin e saj ushtarak kundër Ukrainës, të parandalojë një katastrofë humanitare dhe krizën globale të ushqimit”, theksoi Kyslytsya.
Rruga Press