BallinaLajme

Përfaqësuesi i Kuvendit tregon rastin me tre deputetët e dënuar e që u zëvendësuan

Artan Murati, përfaqësues i kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani, ka demantuar deputetin e LDK-së dhe kryetarin e Komisionit për legjislacion, Shkëmb Manaj, se një praktikë e tillë çfarë po ndodh me deputetin Etem Arifi ka ndodhur edhe në legjislaturat e kaluara.

Ai, në seancën dëgjimore publike të Kushtetueses, ka thënë se deri më tash janë vetëm tri raste kur deputetët janë dënuar për vepra penale dhe dy prej tyre janë dorëhequr me automatizëm, kurse në një rast, kryetari i Kuvendit i ka kërkuar presidentit të bëjë zëvendësimin e deputetit.

Lexo më shumë  47 miliard lekë oligarkëve për 10 ditë. Qeveria Rama hap thesin zgjedhor

Tutje, ai ka thënë se kryetarja e Kuvendit nuk ka mundur të reagojë më herët, pasi nuk ka pasur informacione të sakta./RrugaPress/

YouTube player