Lajme

Përfaqësues të shoqatës së bukës kundër rritjes së çmimit të energjisë: ERE ndryshoi kontratën pa dijeninë tonë

Përfaqësues të shoqatës së bukës deklaruan sot se kushtet e marrëveshjes me ERE kanë ndryshguar pa dijeninë e këtyre subjekteve. Ata paraqiën dhe disa kërkesa që lidheshin me tarifimin e energjisë elektrike si dhe kërkuan që furrat e bukës të jenë në ambjente të veçanta dhe pa certifikata pronësie.

“Nga kryetari i ERE-s na u tha se nuk ka ndryshuar asnjë kusht i marrëveshjes që ishte bërë , por në fakt kushtet ishin ndryshuar. Ky venim i marrë njëanshëm dhe pa dijeninë tonë nuk ëhstë i zbatueshëm veçanërisht pas 4 vitesh procedurë i vendosjes së dy sahateve pasi kjo nuk do të ëprkonte jo vetëm objekte të ndara por dhe dy certifikata pronesie, dy licensa nga tatimet si dhe kushte të tjera plotësuese për ambjentet. Ne kërkojmë që furrat e bukës të jenë në një ambjent të ndarë, pa certifikatë pronësie dhe me sahat e matës të veçantë me tarifimin 7.6 lekë.

Furrat që prodhojnë bukë dhe prodhime brumi të kenë tarifimin aklternativ 9.5 ose të studiohet me grup të përbashkët ku jemi pjesë dhe ne,” tha ai.

Rruga Press

YouTube player