Bota

Perëndimi dëshiron ta mposhtë Rusinë në fushëbetejë? Putini tregohet i ashpër me deklaratën

Presidenti rus thotë se perspektivat e një marrëveshjeje paqeje në Ukrainë do të zbeheshin sa më gjatë të vazhdojë konflikti.

Presidenti Vladimir Putin e ka sfiduar Perëndimin që të provojë ta mposht Rusinë “në fushëbetejë” dhe tha se ndërhyrja e Moskës në Ukrainë shënoi një zhvendosje në një “botë shumëpolare”.

Udhëheqësi rus tha të enjten se Rusia mezi e ka nisur luftën e saj në Ukrainë dhe e nxiti Perëndimin të përpiqej ta mposhtte atë në luftë, ndërkohë që këmbënguli gjithashtu se Moska është ende e hapur ndaj idesë së bisedimeve të paqes.

Në një fjalim të ashpër të enjten drejtuar liderëve parlamentarë më shumë se katër muaj pas pushtimit të Ukrainës nga Moska, Putin tha se perspektivat për çdo negociatë do të zbeheshin sa më gjatë të zvarritej konflikti.

“Sot dëgjojmë se duan të na mposhtin në fushëbetejë. Çfarë mund të thuash? Lërini të provojnë”, tha Putin.

“Ne kemi dëgjuar shumë herë se Perëndimi dëshiron të na luftojë deri në ukrainasin e fundit. Kjo është një tragjedi për popullin ukrainas, por duket se gjithçka po shkon drejt kësaj”, tha ai.

Lexo më shumë  OBSH: Deri në vitin 2050, rreth 1,2 miliardë njerëz mund të zhvendosen prej klimës

Rusia e ka akuzuar Perëndimin se po zhvillon një luftë proxy kundër saj duke e goditur ekonominë ruse me sanksione dhe duke e rritur furnizimin me armë të avancuara në Ukrainë.

Por ndërkohë që mburrej se Rusia sapo po futej në hapat e saj për sa i përket luftës, Putin iu referua gjithashtu mundësisë së negociatave.

“Të gjithë duhet ta dinë se, në përgjithësi, ne nuk kemi filluar asgjë ende seriozisht,” tha ai.

“Në të njëjtën kohë, ne nuk i refuzojmë bisedimet e paqes. Por ata që i refuzojnë duhet ta dinë se sa më shumë të vazhdojë kjo luftë, aq më e vështirë do të jetë për ta të negociojnë me ne.”

Komentet e Putinit ishin referenca e parë për diplomacinë në shumë javë pas deklaratave të përsëritura nga Moska se negociatat me Kievin ishin ndërprerë plotësisht.

Lexo më shumë  Bllokohet nisma hungareze për avancimin e integrimit të Serbisë në BE

Që nga pushtimi i Ukrainës më 24 shkurt, forcat ruse kanë kapur zona të vendit, duke përfshirë edhe përfundimin e pushtimit të rajonit lindor të Luhanskit të dielën.

Mirëpo, progresi i forcave ruse ka qenë shumë më i ngadalshëm nga sa parashikuan shumë analistë, dhe ky progres u zbraps në përpjekjet fillestare për ta marrë në kontroll kryeqytetin, Kievin, dhe qytetin e dytë të Ukrainës, Kharkivin.

Perspektivat për kompromis duken të largëta pasi Ukraina, e inkurajuar nga mbështetja perëndimore dhe humbjet e rënda që i ka shkaktuar kundërshtarit të saj si në njerëz ashtu edhe në pajisje, ka folur për dëbimin e Rusisë nga i gjithë territori që e ka okupuar që nga viti 2014.

Kryenegociatori i Ukrainës, Mykhailo Podolyak, tha në Twitter këtë javë se kushtet për t’i rinisur bisedimet me Moskën do të përfshinin sa vijon: “Armëpushimin, tërheqjen e trupave Z. Kthimin e qytetarëve të rrëmbyer, ekstradimin e kriminelëve të luftës, mekanizmin e reparacioneve, njohjen e të drejtave sovrane të Ukrainës.”/Al JAzeera

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *