Bota

Përdori rrugë të re detare, anija me misër ukrainas mbërrin në Spanjë

Një anije që transportonte 18,000 tonë misër ukrainas ka mbërritur mëngjesin e kësaj të hënë në një port në veriperëndim të Spanjës. Anija ka mbërritur duke përdorur një rrugë të re detare që synon të shmangë bllokadën e Rusisë ndaj porteve të Ukrainës në Detin e Zi.

Anija e mallrave Alppila, që mbante misrin, mbërriti në portin spanjoll të LA Coruñas para agimit të së hënës dhe do të shkarkohet deri të martën, tha zyra e shtypit e portit për CNN-in.

Lexo më shumë  “I famshëm” për qëndrimet kundër NATO-s/ Zgjedhjet presidenciale në Rumani, kandidati pro rus është favorit

Kjo është ngarkesa e parë e misrit ukrainas që arrin në Spanjën veriperëndimore përmes detit, duke përdorur “një rrugë të re detare të hapur në Detin Baltik për të shmangur bllokimin e marinës ruse të porteve të Ukrainës në Detin e Zi që nga fillimi i luftës”.

Lufta e Rusisë në Ukrainë mund të çojë deri në 49 milionë njerëz në uri ose kushte të ngjashme me urinë për shkak të ndikimit të saj shkatërrues në furnizimin dhe çmimet globale të ushqimit, dhe vendet po përpiqen të gjejnë një mënyrë për të shmangur bllokadën. Të dielën, një zyrtar i qeverisë ukrainase i tha Reuters se Ukraina ka identifikuar rrugë alternative për të eksportuar grurin.

Lexo më shumë  NATO kërkon rritjen e prodhimit të armëve në Ukrainë

Zëvendësministri i Jashtëm dhe Shefi i Transformimit Dixhital Dmytro Senik tha se Ukraina po përpiqej të krijonte rrugë të reja me Rumaninë, Poloninë dhe shtetet baltike për të lejuar 22 milionë tonë drithë të ngecur në portet detare të Ukrainës të mbërrijnë në destinacionin e tyre.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *